Këto janë katër vendet që nuk votuan Karim Benzema për Topin e Artë
Të premten, Karim Benzema fitoi Topin e Artë me një diferencë të madhe nga vendi i dytë i Sadio Mane, duke regjistruar edhe rekordin e dytë më të madh të historisë për diferencën mes dy vendeve të para, pas atij të vitit 2016 kur triumfoi Cristiano Ronaldo.
Gjithsesi, jo të gjithë ishin të mendimit për Benzeman si zgjeshje të parë pasi Holanda, Sllovenia, Senegali dhe Egjipti nuk kishin këtë mendim, ose më saktë, nuk mendonin kështu gazetarët përfaqësues të këtyve vendeve. Përfaqësuesi i Shqipërisë, Besnik Dizdari i dha votat maksimale francezit.
Përsa i përket çmimit të talentit të vitit, Zidane dha votat maksimale për Bellingam, ndërsa Luis Figo shkoi në anën e talentit të Barcelonës, Gavi duke zbritur në vendin e dytë atë madrilen, Camavinga.