Këto janë fjalët që presidenti i PSG-së ia tha Leo Messit, pas fitores kundër Man Cityt në CL

Këto janë fjalët që presidenti i PSG-së ia tha Leo Messit, pas fitores kundër Man Cityt në CL

Lionel Messi ka gjetur golin e parë me fanellën e PSG-së, në ndeshjen që skuadra  e tij e fitoi 2-0 ndaj Manchester Cityt.

Gëzimi ishte i madh për zhbllokimin e argjentinasit, gjë që u vërejt në fushë, por edhe në dhomat e zhveshjes.

Menjëherë pas ndeshjes, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi bëri një vizitë në dhomat e zhveshjes së parisienëve për të uruar të gjithë lojtarët.

Ai u ndal edhe te Messi duke i thënë: “Vetëm një gol dhe përfundoi!”.

Këto fjalë u përcollën me një përqafim të tij ndaj argjentinasit.

PSG mori një fitore të madhe atë ndeshje, duke marr edhe kryesimin e grupit me 4 pikë, një më shumë se City.

Shpërndaje në: