Këto janë fjalët e Koemanit të shkretë pasi Barcelona absolutisht u shkatërrua sonte nga Benfica

Këto janë fjalët e Koemanit të shkretë pasi Barcelona absolutisht u shkatërrua sonte nga Benfica

Ronald Koeman ka reflektuar pas disfatës 3-0 të Barcelonës kundër Benficas në fazën e grupeve në Champions League.

Gjërat nuk duken aspak mirë për trajnerin holandez, Koeman, i cili mund ta ketë drejtuar skuadrën për herë të fundit, shkruan Periskopi.

”Skuadra luajti mirë deri në 2-0. Diferenca e madhe është se ata shënuan dhe ne jo. Ne patëm katër shanse të pastra të shënonim. Ky është dallimi,” tha Koeman fillimisht pas ndeshjes.

”Rezultati është i vështirë të pranohet. Mendoj se nuk reflekton në atë që kemi parë në fushë.

”Duhet ta përmirësojmë mbrojtjen. E vërtetë është se ka skuadra që janë fizikisht më të mira dhe ndoshta për këtë ne dukemi të dobët.

”Mund të them se ndihem i mbështetur nga futbollistët.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: