Këto janë fjalët e Koeman pas turpërimit nga PSG mbrëmë
Një mbret i ri në qytet është ngritur.
Të paktën këtë ndjesi na jep kur shohim në aksion Kylian Mbappen dhe PSG-në duke e shpartalluar Barcelonën në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e parë të fazës së eleminimit direkt në Champions League.
Parisienët triumfuan 4-1, falë një hattricku nga Mbappe, transmeton Periskopi.
Ishte një takim ku PSG nënvizoi se është thjesht nivel tjetër nga Barça, e cila nuk kishte asnjë përgjigje ndaj furisë së pandalshme nga Franca përgjatë 90 minutave.
Këtë e pranoi edhe trajneri i katalunasve, Ronald Koeman pas vërshëllimës së fundit.
”Ata ishin superiorë,” tha tekniku holandez.
”Ata ishin efektivë, veçanërisht Mbappe. Pjesa e parë ishte shumë e përafërt, me 1-0 Ousmane Dembele pati shans të pastër. Në pjesën e dytë ne patëm probleme defanzive, dhe ata u treguan superiorë, me top dhe fizikisht.
”Ata treguan, veçanërisht në pjesën e dytë, se patën një skuadër më të kompletuar se ne. Duhet ta pranojmë këtë dhe të vazhdojmë të përmirësohemi.
”Duhet të luajmë, por të rikthehemi nga 4-1 është shumë e vështirë.” /Periskopi.com/