Këto janë fjalët e Granit Xhakës pasi u shpall lojtari i vitit nga Federata e Futbollit të Zvicrës
Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka sot u shpall lojtari më i mirë i vitit 2022 nga Federata e Futbollit të Zvicrës.
Xhaka kishte paraqitje të shkëlqyeshme me kombëtaren e Zvicrës në Botëror dhe jo vetëm – si dhe me klubin e tij, Arsenal.
Pasi fitoi këtë çmim, ai u shpreh i lumtur teksa falënderoi disa persona.
“Faleminderit shumë për gjithçka. Faleminderit trajnerit, familjes sime dhe të gjithë njerëzve që besuan tek unë. Por edhe për njerëzit që nuk besuan në mua. Gjithmonë më shtynë”, thotë në mikrofon kapiteni i Kombëtares.
Për situatën e tij në Arsenal ai thotë: “Tre vjet më parë isha në fund në Arsenal dhe tani jam këtu në krye të tabelës. Çmimi do të thotë shumë për mua”.
⚽️✨ Die besten Szenen von Granit Xhaka aus dem Jahr 2️⃣0️⃣2️⃣2️⃣! 🎥🤩
–
⚽️✨ Die besten Szenen von Granit Xhaka aus dem Jahr 2️⃣0️⃣2️⃣2️⃣! 🎥🤩#SwissFootballNight pic.twitter.com/NLxKtSnUSp— Swiss Football League (@News_SFL) January 23, 2023