Këto janë ëndrrat që mund t’i shihni nëse vuani nga ankthi
Sipas ekspertëve shëndetësorë, njerëzit që vuajnë nga ankthi shohin më shumë ëndrra që lidhen me gjendjen emocionale.
Ata thanë se këta persona shohin edhe ëndrra me imazhe shumë të shpejta, shkruan The Sun.
Ëndërrimi i një ish të dashuri apo të dashure është shumë i zakonshëm tek personat që vuajnë nga ankthi.
Sipas ekspertëve, ëndrra e tjera mund të lidhen me sulme të ndryshme, frikë, apo edhe aksidente të ndryshme.