Këto janë dobitë shëndetësore të çokollatës së zezë

Këto janë dobitë shëndetësore të çokollatës së zezë

Për këtë arsye ju rekomandohet shpesh të hiqni dorë nga ushqimet e konservuara, ushqimet fast-food dhe pijet e gazuara. Në regjimin tuaj nuk duhet të mungojnë kurrë frutat dhe perimet. Por mos harroni që ka gjithmonë vend për çokollatën e zezë.

Zbuloni çfarë ndodh me organizmin pasi konsumoni çokollatë të zezë, shkruan Living.

Pas dhjetë minutash

Përmirëson humorin dhe ju frymëzon : Çokollata përmban triptofan, një përbërës që ndihmon prodhimin e serotoninës, hormonit të lumturisë.

Përmirëson qarkullimin e gjakut në tru dhe mbron enët e gjakut nga oksidimi.

Mbron dhëmbët tuaj : Gjalpi i kakaos vesh dhëmbët tuaj me një shtresë mbrojtëse që pengon rritjen e baktereve.

Pas tridhjetë minutash

Mbron lëkurën nga rrezatimi diellor falë sasisë së lartë të antioksidantëve dhe flavonoidëve që përmban.

Ju ndihmon të luftoni kollën e thatë dhe infeksionet faringale . Çokollata përmban teobrominë, një enzimë që ndihmon në rrugët respiratore.

Furnizon trupin tuaj me vitamina si B1, B2 dhe E, dhe mikroelementë si hekur, kalcium, magnez, kalium dhe potasium.

Pas 24 orësh

Parandalon diabetin : Flavonoidët rrisin nivelin e oksidit të nitrogjenit në gjak çka ul mundësinë e prekjes nga diabeti.

Redukton nivelin e hormoneve përgjegjës për stresin dhe ankthin.

Është një zëvendësues ideAL për ëmbëlsirat e pashëndetshme.

Redukton mundësInë e prekjes nga sëmundjet kardiovaskulare.

Rrit fuqinë memorizuese : Flavonoidët dhe magnezi janë një efekt pozitiv në kujtesën e njeriut, kjo është arsyeja pse çokollata e zezë është shumë e dobishme për njerëzit mbi 70 vjeç.

Shpërndaje në: