Këto janë disa nga simptomat e kancerit që i injorojnë të gjithë
Kanceri është një ndër sëmundjet që shkakton vdekshmërinë më të lartë në popullatë, për shkak të agresivitetit që ka.
Mjekët kanë kategorizuar disa simptoma të cilat mund të agravojnë deri në kancer nëse nuk i merrni seriozisht.
Temperatura e lartë
Leuçemia zakonisht ndodh në fazat e hershme përmes etheve, dhe gjithashtu mund të jetë një sinjal i kancerit të veshkave ose i zorrëve në fazën e hershme.
Humbje e peshës
Shoqata Amerikane e Kancerit raporton se humbja e pashpjegueshme e peshës (10 deri më shumë kg) mund të jetë shenja e parë e kancerit.
Kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese te njerëzit me kancer të pankreasit, stomakut, mushkërive ose ezofagut.
Lodhja
Është mjaft e natyrshme të ndjeheni të lodhur ndonjëherë, veçanërisht pas një jave të ngjeshur ose fundjavë, e cila do të zgjidhet me një pushim cilësor. Por nëse lodhja nuk kalon edhe pas pushimit, mund të jetë alarmi i parë i kancerit të gjakut ose zorrëve.