Këto janë dëmet që po i bëni lëkurës suaj, nëse nuk e pastroni grimin para gjumit

Këto janë dëmet që po i bëni lëkurës suaj, nëse nuk e pastroni grimin para gjumit

Pas një nate të kaluar jashtë me miqtë apo një feste mes shoqesh, gjëja e fundit që do të donit të bënit është të hiqni make up-in në orën 4 të mëngjesit.

Megjithatë jo gjithmonë gjendeni në këtë situatë, por me shumë siguri ju ndodh të bini për të fjetur pa hequr kremin pudër, rimelin apo dhe highlighter-in që arrin të vezullojë edhe pas 8 orëve gjumë.

Nuk ka rëndësi nëse e bëni këtë gjë nga dembelizmi apo sepse shpresoni që make up-i juaj edhe të nesërmen të mbetet i paprekur, ajo që i bën lëkurës suaj është akoma edhe më e dëmshme:

1.Lëkurë të thatë:

Nëse nuk pastroni lëkurën nga shtresa e kremit pudër dhe produkteve të tjera që keni vendosur në fytyrë, ajo do të jetë më e thatë se zakonisht si pasojë e mungesës së hidratimit. Grimi krijon gjithashtu një barrierë përsa i përket oksigjenimit të poreve.
2.Dobësim dhe këputje të qerpikëve.

Nëse e mbani rimelin për kohë të gjatë, qërpikët tuaj do të dobësohen dhe do të këputen.

3.Buzë të plasaritura:

Fjetja me buzëkuq shkakton tharje dhe plasaritje të buzëve.

4.Qeska dhe njolla të zeza poshte syve.

5.Puçrra dhe rrudha:

Mos heqja heqja e kremrave dhe pudrës nga fytyra ndikon më shumë në mbylljen e poreve të fytyrës dhe krijimin e puçrrave. Ndërkaq nëse flini me make-up do të ketë më shumë mundësi që të keni një fytyrë me rudha dhe një lëkurë që plaket më shpejt.

Shpërndaje në: