Këto janë arsyet që nuk ju rriten flokët
Shumë nga ju doni të keni flokë të gjatë dhe të fortë, provoni kremra dhe maska të ndryshme, mirëpo shumë shpesh gabimet që ju i bëni gjatë përditshmërisë, bëjnë që flokët tuaj të mos rriten ashtu si ju i dëshironi!
Këto janë gabimet që i bëni më së shpeshti;
Nuk i pastroni flokët si duhet
Këshillohet që flokët të pastrohen maksimumi 2 herë në javë, duke qenë se larja e tepërt i dëmton ata. Flokët e yndyrshëm trajtojini me uthull molle, ose përdorni pak pudër bebeje për të reduktuar yndyrën.
I prisni flokët shumë rrallë
Ky është një zakon i gabuar, sepse prerja e rregullt çdo muaj, diku tek 1-3 cm do të ndikojë tek rritja e tij. Kur nuk i prisni, flokët dëmtohen dhe ndalojnë rritjen natyrale.
Ushqimi jo i shëndetshëm
Duhet t’i kushtoni shumë rëndësi edhe ushqimit të shëndetshëm, pasi produkte të caktuara (peshku p.sh) ndikon pozitivisht në rritjen e flokëve. Ju këshillojmë të konsumoni produkte me përmbajtje hekuri, kalciumi dhe magnezi.
Krehri
Një tjetër gabim është edhe krehri i flokëve, i cili, nëse nuk është cilësor, mund ta dëmtojë flokun duke e këputur.