Këto janë arsyet pse ndiheni vazhdimisht të lodhur
Simptomat e mungesës së vitaminës D përfshijnë ndjenjën e përgjumjes, dhimbje dhe lodhje ekstreme.
Vitamina D është e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të trupit, pasi ndihmon muskujt, eshtrat dhe dhëmbët e shëndetshëm.
Ajo është e nevojshme të rregullojë sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup.
Mungesa e kësaj vitamine mund të çojë në komplikime serioze, përfshirë osteomalacia dhe disa deformime. Ju mund të jeni në rrezik të mungesës së vitaminës D nëse ndiheni vazhdimisht të lodhur, tregon një studim.
Shumica e njerëzve ndihen të lodhur në një pikë nëse ata nuk flenë sa duhet ose nëse kalojnë shumë kohë në punë, por ndjenja e lodhjes së madhe mund të jetë rezultat i mungesës së vitaminës D nëse ju vazhdoni të ndiheni të lodhur pavarësisht se keni bërë gjumë të mirë.
Ajo shkaktohet nga gjendja e përcjellë me dobësim të muskujve dhe dhimbje kronike.
Mungesa e vitaminës D vjen si pasojë e mos konsumit të mjaftueshëm të saj ose kur trupi nuk mund ta absorbojë si duhet.
Disa kanë mungesë të kësaj vitamine edhe nëse bëjnë gjumë të mjaftueshëm, andaj lodhja e vazhdueshme te disa njerëz bën që ata të vizitojnë mjekun e përgjithshëm, bën të ditur NHS.
Arsye tjera të mungesës së vitaminës D janë stresi, shoku emocional ose ankthi.
Personat që kanë mungesë të vitaminës D duhet ta kompensojnë atë përmes marrjes së shtojcave, sidomos gjatë dimrit, nga 10mcg shtojca në ditë pasi dielli, nga i cili vjen kryesisht kjo vitaminë, nuk është i pranishëm në shumicën e kohës.
Po ashtu, mungesa e vitaminës D mund të kompensohet edhe përmes marrjes së ushqimeve si peshku me vaj, vezët, kërpudhat.