Këto janë arsyet pse mund të keni çrregullime të ciklit gjatë pandemisë
Të shumta kanë qenë pasojat e pandemisë te secili prej nesh. Madje, disa gra e vajza po vërejnë ndryshime edhe në ciklin e tyre dhe çrregullime të periodave. Arsyet pse ndodh kjo gjë? Mund të jenë të ndryshme, por një shkak kryesor është stresi, si ai fizik, edhe ai emocional.
Këto janë 3 arsyet pse mund të keni pasur çrregullime të ciklit këto kohë:
Stresi fizik
Stresi fizik mund të ndodhë për shkak të ushtrimit të tepruar ose thjesht stresit të kufizimeve, i cili ndikon shumë te ju, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht.
Stresi emocional
Stresi i pandemisë së Covid-19 na ka prekur dhe vazhdon të na prekë të gjithëve emocionalisht, duke qenë se ende ka shumë të panjohura, pavarësisht se janë gjetur vaksinat.
Humbja e peshës
Humbja e një sasie të konsiderueshme të peshës, për një periudhë të shkurtër, zakonisht lidhet me stresin, nervozizmin dhe në disa raste edhe me anoreksinë.