Këto janë arsyet më të zakonshme që shkaktojnë rënien e flokëve.
Rënia e flokëve mund të shkaktojë një tronditje të rëndë për vetëvlerësimin tuaj.
Kjo është diçka më e zakonshme se sa ju e mendoni: përafërsisht një në tre gra janë të prekura.
Pra, cilat janë arsyet më të zakonshme mjekësore për dobësimin e flokëve?
Ndonjëherë ilaçet mund të jenë fajtorët, agjentët kimioterapik janë më të njohurit.
Disa ilaçe të cilat përdoren për të trajtuar psoriazën, kushtet kur lëkura është e inflamuar dhe aknet në një gjendje të rëndë mund të jenë fajtorët.
Jeni nënpeshë apo mbipeshë? Ekspertët thonë se dyja mund të dëmtojnë flokët tuaj.
Çrregullimet “hyperthyroid dhe hypothyroid” mund të shkaktojnë dëmtimin e flokëve tuaja.
Dietë e varfër. Ushqimet më të mira për shëndetin e flokëve përfshijnë arrat, spinaqin, salmonin, vezët dhe thjerrëzat.
Niveli i ulët i hekurit mund të jetë një nga shkaktarët, dhe kjo është më e zakonshme gjatë periudhës së menstruacioneve.
Mjekët shumë shpesh masin vetëm nivelin e hekurit, por rezervat me hekur, e njohur si feritinë, është po aq e rëndësishme kur bëhet fjalë për flokët.
Një suplement i thjeshtë mund ta rregullojë këtë problem.