Këto janë aplikacionet më të mira të vitit
“Smartphone”-t tani i gjen rëndom në xhepin tonë. Ata na ndihmojnë të lidhemi shpejt me të afërmit e miqtë, të kontrollojmë internetin kudo që jemi, të shohim deri edhe filma e shfaqje televizive, e të kryejmë lloj-lloj veprimesh, që në kushte të tjera do të na merrnin shumë kohë.
Por telefonët vetë do të ishin thuajse të pakuptimtë pa “software”-t që i ngarkojnë si me magji fuqi të reja, të cilat edhe vet krijuesit e tyre në fillim i mendonin të pamundura.
Aplikacionet e listës së krijuar nga “the Time” janë ato që pasurojnë mjetin tonë të komunikimit, e që për këtë vit llogariten si absolutisht më populloret. “Puzzle”-i me krijimin e njerëzve të vegjël të dëborës, “A Good Snowman Is Hard to Build”, i bukur vizualisht dhe që të rrëmben si lojë, është një ndër më të këndshmit dhe të zgjuarit e këtij viti.
Edhe pse për të njëjtën gjë luftojnë “Apple”, “Amazon” dhe “Google”; “Spotify” vazhdon të mbetet mbreti i aplikacioneve për dëgjimin “live” të muzikës, apo “music streaming apps”. Ndryshimi i dizajnit këtë vit i ka sjellë një pamje më moderne dhe është tmerrësisht i lehtë në përdorim, përcjell TCh.
Nëse nuk je gjithë kohën në makinë, ndoshta nuk të bie rasti ta dëgjosh shpesh radion. Epo, në këtë rast të ndihmon aplikacioni “NPR One”, një stacion publik i adoptueshëm, i cili meson se çfarë të pëlqen dhe cilat subjekte të interesojnë më shumë, për të ngritur me kalimin e kohës “një feed” (furnizues) më personal.
Të duhet një recetë gatimi? Ndonjë këshillë e vlefshme dhe e shpejtë? Është “NYT Cooking”. I përgjigjet të gjitha pyetjeve dhe zgjidhja zëre se erdhi. “What’s App”-i ekziston prej 7 vitesh e është kthyer në njërin prej mjeteve më të mirë të komunikimit sot në botë. “Pokemon Go” vazhdon të mbetet i preferuar, ashtu si dhe “Snapchat”; “Signal”, i cili sigurohet që “chat”-i yt të mbetet i fshehtë, apo “Venmo”, që të ndihmon me transfertat e parave.