Këto janë 4 rastet kur bananet shkaktojnë dhimbje stomaku
Nëse u befasuat nga titulli mos u habisni.
Bananet shkaktojnë dhimbje stomaku por jo tek të gjithë.
Arsyeja përse ndodh kjo besohet se ka të bëjë me alergjinë e stomakut, një çregullim i sistemit tretës ose për shkak të një infeksioni.
E fundit por jo për nga rëndësia është se dhimbja mund të shfaqet për arsye se stomaku mund të jetë i ndjeshëm ndaj bananes.
Pjekuria e bananes
Pjekuria e bananes, sipas ekspertëve, ndikon në sasinë e niseshtesë që gjendet tek ky frut.
Sa më e papjekur të jetë bananja, aq më shumë niseshte ka.
Një banane e papjekur, pra me ngjyrë jeshile, ka 12 herë më shumë niseshte se bananja e pjekur.
Ushqimet me përmbajtje të lartë niseshteje treten me shumë vështirësi dhe shpesh prodhojnë gazra në sistemin tretës.
Një gjë e tillë mund të shkaktojë dhimbje tek disa njerëz.
Ndaj nëse stomaku juaj është i ndjeshëm ndaj bananes zgjidhni një sa më të pjekur.
Koliti spastik
Koliti spastik ose Sindroma e Zorrës së Irrituar karakterizohet nga:
Dhimbje dhe/ose fryrje barku
Çrregullime të jashtëqitjes si diarea apo konstipacioni
Ndjesia e ngopjes së shpejtë pas ngrënies.
Këto probleme mund të kenë një kohëzgjatje mbi tre muaj, thonë ekspertët.
Njerëzit që vuajnë nga ky problem kanë vënë re se bananja i përkeqëson simptomat sepse shkakton gazra të tepërta në sistemin tretës.
Kjo nuk është problem për njerëzit që kanë një tretje normale por në rastin e këtij koliti, bananja mund të shkaktojë dhimbje dhe parehati.
Alergjitë
Ka njerëz që janë thjesht alergjikë ndaj bananes.
Ky problem manifestohet me simptoma të alergjive të tjera, pra me tështima, vështirësi në frymëmarrje dhe kollë.
Proteinat e bananes kanë të njëjtën strukturë si poleni dhe për këtë arsye, bananja shkakton jo vetëm dhimbje stomaku por edhe prek rrugët e frymëmarrjes.
Njerëzit që janë alergjikë ndaj mështeknës apo gomës kanë reagim të ngjashëm ndaj bananes.
Intoleranca ndaj fruktozës
Ndonëse një banane përmban 5% fruktozë, pra një sasi shumë të ulët, për disa njerëz bananja mund të jetë problem sepse stomaku nuk e tret dot dhe kësisoj dhemb.
Intoleranca ndaj fruktozës diagnostikohet që në muajt e parë të jetës.