Këto janë 4 gjërat që nuk duhen harruar asnjëherë, ato mbajnë gjallë njerëzimin

Këto janë 4 gjërat që nuk duhen harruar asnjëherë, ato mbajnë gjallë njerëzimin

 “Gjëja më e rëndësishme në jetë është që ta shijosh atë, të jesh i/e lumtur, – kjo është çfarë ka rëndësi.” Audrey Hepburn.

Gjatë 50 vjetëve të fundit, jetët kanë ndryshuar në mënyrë drastike. Kemi qenë në mënyrë konstante në lëvizje – gjithmonë të lidhur me nevojat që shoqëria ka prej nesh. Sot na kërkohet shpesh që të punojmë gjithnjë e më shumë e të paguhemi gjithnjë e më pak. Këto përpjekje, në fakt, marrin kohë nga familja dhe gjërat që na kënaqin vërtetë në jetë.

Të gjithë njerëzit janë të gabueshëm, asnjëri nga ne nuk është plotësisht i pafajshëm. Shumë nga ne i kanë kushtuar tepër rëndësi parave dhe pozicionit, dhe shumë pak familjes dhe marrëdhënjeve. Kemi sakrifikuar shëndetin tonë, imazhin, marrëdhënjet, madje edhe vlerat dhe besimet, për sigurinë dhe prosperitetin.

Kështu që këtu lind pyetja: Cilat janë gjërat më të rëndësishme në jetë?

Mendohuni rreth kësaj pytje për një sekond.

Është puna? Shkollimi? Paratë? Makinat? Pronat?

Me që ra fjala, është “ok” nëse këto gjëra janë të rëndësishme deri në njëfarë mase. Por duhet të pyesim veten nëse i konsiderojmë si gjërat më të mirë në jetën tonë, apo nëse po i zëvendësojmë me diçka tjetër.

Pavarësisht se si secili nga ne i përgjigjet pyetjeve të mësipërme, do të ishte me vend të analizonim mënyrën se si e shpenzojmë kohën. Arsyeja është kjo: duhet të themi apo të besojmë vërtetë që diçka apo dikush është vërtetë personi më i rëndësishëm; por nëse nuk investojmë kohën dhe përpjekjet tona në atë që konsiderojmë më të rëndësishme, atëherë kjo nuk ka vlerë.

Ja katër gjëra që nuk duhet të harrojmë kurrë në jetë:

1. Shëndeti duhet të jetë prioriteti ynë kryesorë

Të qenit të shëndetshëm në mendje dhe trup, është mënyra më e mirë për të jetuar një jetë të plotë. Është e rëndësishme të dallojmë ndryshimin mes paaftësisë-sëmundjes dhe shëndetit, pasi përgjithësisht ata që janë të paaftë shpesh e pranojnë gjendjen e tyre dhe mund të rrezikojnë duke bërë gjëra të mëdhaja. Sidoqoftë, ndërmarrja e vendimeve jo të dobishme, ka të bëjë me faktin se si ne i trajtojmë mendjen dhe trupin tonë, dhe kjo është një nga recetat drejt palumturisë.

E thejshtë, asgjë tjetër nga sa mendojmë është më e rëndësishme se sa shëndeti, kur e kemi të dobët. Cilësia, përmbushja madje edhe jetëgjatësia në jetë, ndikon në të kundërt nëse neglizhojmë të kujdesemi për veten.

Me pak fjalë, është e vështirë të kujdesemi për dikë tjetër, nëse nuk kujdesemi në rrallë të parë për veten.

2. Marrëdhënjet janë vërtetë të rëndësishme

“E kemi pasur këtë dhuratë dashurie, por dashuria është si një bimë e çmuar. Nuk mundet thjeshtë ta pranosh e ta lësh të kyçur në dollap. Duhet të vazhdosh ta vaditësh. Duhet të kujdesesh me të vërtetë dhe ta ushqesh atë.” Xhon Lenon.

E vërteta është se të gjithë duam dhe dëshirojmë të duhemi. Por problemi me shumicën e marrëdhënjeve është se nuk janë të prirura të “ushqehen” si diçka shumë e rëndësishme.

Tragjikisht, shumë marrëdhënje fshiken si një bimë për shkak të neglizhencës. Marrëdhënjet e prindërve dhe fëmijëve kanë pushuar për shkak të neglizhencës; çiftet divorcohen për këtë shkak; miqtë e ngushtë harrohen për të njëjtin shkak.

3. Imazhi pozitiv për veten është i epërm

“Nuk është ajo çfarë të del nga goja, që përcakton jetën tënde, është ajo çfarë i pështpërin vetes, ajo që ka më shumë rëndësi.” – Robert T. Kiyosaki.

Kur kemi një imazh pozitiv për veten, konflikti i lartpërmendur i brendshëm lihet mënjanë. Kemi kurajë, vetëbesim, elasticitet, dhe më e rëndësishmja, paqe. Ashtu si edhe shëndeti, është shumë e vështirë të skalitësh rrugën e jetës pa një imazh pozitiv.

Një imazh pozitiv për veten nuk është të duash gjithçka që lidhet me veten, është t’i pranosh këto gjëra, dhe të vazhdosh të duash që t’i ndryshosh.

4. Nuk duhet të harrojmë vlerat, ëndërrat dhe qëllimet tona

“Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës, do të bëja atë që jam duke bërë sot.” Stiv Xhops.

Ashtu si shumë aspekte të rëndësishme të jetës, këto gjëra shpesh nuk përfillen (në mënyrë të pandërgjegjshme ndoshta) ose zëvendësohen me diçka tjetër që ka më pak rëndësi. Është e vështirë të orvatesh në mënyrë të vazhdueshme për ëndërrat dhe shpresat në një shoqëri që orvatet vazhdimisht për të përcaktuar se çfarë është “sukses” për ne.

Nuk është shoqëria që duhet të përcaktojë suksesin tonë, por jemi ne.

Sërish, jeta është e shkurtër, shumë e shkurtër për të ecur në një rrugë që përputhet me ëndërrat, vlerat dhe qëllimet tona.

Sërish një thënje e Xhobs: Ka të ngjarë që vdekja të jetë shpikja më e mirë e jetës. Është një agjent i ndryshimit të saj.”

Shpërndaje në: