Këto janë 38 qendrat për votimin me kusht në Republikën e Kosovës

Këto janë 38 qendrat për votimin me kusht në Republikën e Kosovës

Prishtinë, 7 shkurt 2025 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e përgithshme të qendrave të votimit në të cilat do të zhivllohet procesi i votimit më 9 shkurt 2025 në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosoës.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi i votimit me kusht ka pësuar një ndryshim. Votimi me kusht është i mundur sërish, por ky lloj votimi nuk do të lejohet në çdo qendër votimi si në proceset e kaluara zgjedhore.

Me qëllim të mundësimit të votimit me kusht, KQZ ka caktuar në çdo komunë nga një qendër votimi. Pra, në të gjithë Republikën e Kosovës, janë vetëm 38 qendra votimi me gjithsej 56 Vendvotime në të cilat lejohet votimi me kusht.

Në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, votimi me kusht është i mundur për votuesin në cilëndo komunë, pasi Kosova është një zonë e vetme zgjedhore dhe në çdo komunë shpërndahen fletëvotimet me përmbajtjen e njëjtë.

KQZ mundëson votimin me kusht për votuesit të cilët kanë emrin e tyre në listën votuese, por për arsye objective nuk mund të votojnë në vendvotimin e caktuar.

Numërimi i votave me kusht bëhet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, disa ditë pas ditës së zgjedhjeve, pas përfundimit të procedurave të parapara.

Kjo është lista dhe adresat e qendrave të votimit për votimin me kusht më 9 shkurt 2025:

Shpërndaje në: