Këto janë 13 lagjet e Prishtinës ku janë të shpërndara 140 rastet aktive me koronavirus

Këto janë 13 lagjet e Prishtinës ku janë të shpërndara 140 rastet aktive me koronavirus

Në Prishtinë sonte janë konfirmuar edhe 46 raste të reja me coronavirus.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë Bujar Gashi ka thënë për RTV Dukagjinin se me këto 46 raste numri i rasteve aktive në Prishtinë shkon 140.

Gashi ka thënë se në bazë të informacioneve të para shumica e rasteve janë raste kontakti të rasteve të mëhershme por që sipas tij mbetet nesër të merren detajet më të shumta.

Drejtori i Shëndetësisë thotë se me rastet e sotme edhe Hajvalia përfshihet në hartën e lagjeve që kanë persona me COVID-19.

“Kemi pasur 12 lagje në Prishtinës të prekura nga COVID-19, ndërsa sonte u shtua edhe Hajvalia. Pra kemi lagjet Ulpiana, Dardania, Arbëria, Kodra e Diellit, Kolovica, Sofali, Mati 1, Emshir, Kodra e Trimave, Përroi i njelmët, Vreshta dhe Parku i Qytetit”.

Gashi thotë se nesër mund të ketë edhe ndonjë lagje që mund të ketë të infektuar.

“Një lajm i mirë është që nga Komuna e Prishtinës sonte kemi pasur edhe dy të shëruar duke dërguar numrin e të shëruarve në 75”, tha ndër të tjera Bujar Gashi.

Shpërndaje në: