Këto gjashtë gabime që i bëni të gjithë shkatërrojnë veprimet pozitive të kafes

Këto gjashtë gabime që i bëni të gjithë shkatërrojnë veprimet pozitive të kafes

Shumë hulumtime e lidhin kafen me dobinë e ndryshme për shëndetin tuaj – nga zvogëlimi i rrezikut nga demencia deri te përshpejtimi i metabolizmit

Natyrisht, hiq më pak nuk është i rëndësishëm edhe elani i energjisë shtesë në momentet kur na është më se i nevojshëm.

Në vazhdim lexoni se cilat janë ato gabime që njerëzit më së shpeshti i përsërisin.

Blini kafe të bluar

Nevojitet pak më shumë mund nëse dëshironi vetë t’i bluani kokrrat e kafes.

Hulumtimi i publikuar në revistën shkencore “Food Chemistry” ka zbuluar se kafja e blerë e bluar përmban shumë më tepër radikale të lira të cilat mund të çojnë deri në stresin oksidativ dhe proceset inflamatore në trupin tuaj.

Ruani kafen në qesen origjinale

Në vend se në qese, i mbani kokrrat e kafes të mbyllura në enë të mbyllur hermetikisht. Niveli i radikaleve të lira të cilat gjenden në kafe shtohet me çdo ekspozim me ajrin.

Kur ndodh kjo, antioksidantet e dobishme nga kafja “shpenzohen” dhe do të neutralizohen radikalet e lira, prandaj do të mbeten më pak antioksidantë për ju.

Pini kafe herët në mëngjes

Pirja e kafes në orën 7 të mëngjesit nuk ndikon shumë në nivelin e energjisë suaj. Shkak është fakti që hormonet tuaja të stresit janë në nivelin në të lartë pikërisht kur zgjoheni, për këtë shkak do të merrni elan natyral të energjisë.

Ekspertët pajtohen që koha më e mirë për konsumimin e kafes është midis orës 10 dhe 12, kur niveli i kortizolit (hormon i stresit) fillon të bjerë.

Pini shumë kafe

Dobitë shëndetësore të cilat mund t’i merrni nga kafja kryesisht zhduken pas 5 – 6 filxhanëve prej230 ml, që përafërsisht është 400 mg kafeinë.

Me konsumimin e tepërt të kafes në të vërtetë nuk do të arrini asgjë, ndërkaq disa njerëzve kafeina e tepërt mund t’i dëmtojë.

Përdorni shtesa të tepërta për kafe

Hulumtimet janë të ndara – disa pajtohen me pak shtesë sheqeri në kafe dhe më tej mund të ulni rrezikun nga diabeti, ndërsa të tjerët thonë që ato efekte zhduken me shtimin e sheqerit.

Andaj, përpiquni që t’i përmbaheni sasive të rekomanduara ditore të sheqerit – pak sheqer me siguri është në rregull, mirëpo mos e shndërroni filxhanin e kafes në desert.

Pini një filxhan kafe për një kohë të gjatë

Ju tingëllon kjo e njohur – keni përgatitur një filxhan kafe, keni pirë disa gllënjka, pastaj keni harruar kafenë për disa orë? Nëse ju ndodh kështu shpesh, keni parasysh që thartira e kafes shtohet me kalimin e kohës. Kjo nuk paraqet rrezik të madh shëndetësor, mirëpo thartira e shtuar mund të çojë deri në metabolizëm të keq.

Gjithashtu, kafja e cila një kohë të gjatë qëndron, në vete përmban më pak antioksidantë, prandaj mos e zgjasni kohën e pirjes së kafes më shumë se 20 minuta.

Shpërndaje në: