Këto gabime në grim i’ju bëjnë të dukeni 10 vjet më të vjetra!
Grimi është art në vete dhe nëse e bëni në mënyrën e duhur jo vetëm që mund të krijoni një pamje profesional që ju bën të dukeni më të reja.
Ne kemi përmbledhur më poshtë të gjitha gabimet që femrat bëjnë duke rritur moshën!
Buzëkuqi i errët pa shkëlqim
Ndonëse është një tendencë e grimit për këtë vit, duhet të siguroheni që buzët të jenë të buta dhe të hidratuara në mënyrë që të mos krijohen shtresa të shumëfishta.
Korrektori
Për të shmangur theksimin e rrudhave poshtë syrit, përpara se të aplikoni korrektorin duhet të aplikoni pak vaj dhe krem pudër.
Lapsi i vetullave
Mos e teproni me lapsin e vetullave, sepse të gjithë do e kuptojnë ku fillon e ku mbaron vetulla juaj e sa shumë keni përdorur lapsin. Kini kujdes me ngjyrën që zgjidhni
Konturimi
Konturimi është art në vete ndaj nëse nuk jeni të sigurtë se çfarë hijesh dhe tonesh duhet të përdorni më mirë, ndiqni rutinën tuaj të përhershme: krem hidratues dhe krem pudër.
Qerpikët
Sigurohuni që qerpikët e poshtëm t’i lyeni sa më pak për të shmangur rrëshkitjen e rimelit në lëkurë.
Flokët
Flokët e krehura me onde gjithmonë do t’ju bëjnë të dukeni më të reja.
Shfletoni galerinë e mëposhtme për të parë modelet që ju rrisin në moshë.