Këto fotografi nuk i keni parë asnjëherë. Ismail Kadare kur ishte një vogëlush (FOTO)
I veshur me një kostum të bardhë, pantallona të shkurtra dhe bluzë, djaloshi që nuk duhet të jetë më shumë se 4 vjeç sheh nga aparati fotografik. Në duar mban diçka, ndërsa në kokë ka një qeleshe karakteristike të zonës. Duket sikur që fëmijë në fytyrë i është ravijëzuar një tis serioziteti, që paralajmëron atë çfarë fati kishte rezervuar për të.
Ky fëmijë është pikërisht shkrimtari Ismail Kadare dhe fotoja gjendet në odën e miqve në shtëpinë e tij në Gjirokastër.
Janë dy foto të shkrimtarit, të dyja të bërë në moshë të vogël. Në foton tjetër ai është ende vogëlush, dhe prindërit e kanë ulur në një karrige për të pozuar. Sërish i veshur me një kostum simpatik, fytyra i buzëqesh drejt kamerës. Këto janë fotot e vetme të vegjëlisë së shkrimtarit në shtëpinë muze të tij në qytetin e Gjirokastrës.