Këto bikini të pazakonta janë trendi i vitit: Vajzat e famshme shqiptare s’i rezistuan dot!
Në Met Gala 2019, të gjithëve u mbetën sytë tek veshja e pazakontë e Kim Kardashian, frymëzuar nga një veshje e Sophia Loren në filmin “Djali mbi delfin”.
Detaji i lidhjes në mes duket se mbeti në mendje dhe u kthye në një trend i cili po pëlqehet menjëherë nga vajzat tona të famshme.
Kostumet e banjos me mëngë t-shirt dhe lidhje në mes po i shikojmë gjithmonë e më tepër.
Javën e kaluar, në ngjyrë blu të errët ia pamë Anxhelina Hadërgjonajt.
Sot, Kejvina Kthjella u shfaq me këtë model rroba banjosh në ngjyrë gurkali.
Dhe nuk është e thënë të jenë me domosdo lidhëse pasi thelbi i modës së këtij viti është të mos lihet beli bosh!