Këto 9 produkte që fshihen në çdo shtëpi shkaktojnë kancerin dhe depresionin
Në rast s’e nuk e keni ditur, ditëve të sotme çdo gjë shkakton kancerin. Shumica e njerëzve e keqinterpretojnë qëllimisht këtë fakt sepse i besojnë Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit, Administratës për Ushqim dhe Ilaqe dhe agjencive të tilla.
Por e vërteta është se, “çdo gjë e shkakton kancerin” do të thotë fjalëpërfjalshëm se çdo gjë e shkakton kancerin dhe probleme tjera të njohura që degradojnë kualitetin e jetës dhe mirëqenien e njeriut në të gjitha periudhat, madje edhe kur nuk kanë ndonjë sëmundje kaq të rrezikshme si kanceri, shkruan Periskopi.
Ja një shembull: aluminiumi që gjendet në deodorante depërton në trup nëpërmes nyjeve limfatike nga nënsqetullat. Aluminiumi dhe endokrinet e tjera të dëmshme e prishin kualitetin e jetës së njeriut dhe gërryejnë mirëqenien e tyre duke i bërë ata që të ndihen keq, duke i bërë të ndjehen më të lodhur, më harrestarë dhe më të mjegulluar.
Aluminiumi mund të shkaktoj lodhje te një person, madje edhe acarim. Këto simptoma i shkaktojnë të gjithë llojet e toksinave, endokrinet e dëmshme dhe komponente tjera që janë pjesë e produkteve të ndryshme që ne i përdorim në baza ditore. Nuk është vetëm halli i kancerit, apo rreziku i vogël nga një sëmundje kërcënuese për jetën: në fakt, sasia që një person përdor produkte toksike do ta determinojë nivelin e mirëqenies dhe stabilitetit emocional, në kuptimin që stabiliteti emocional ka varshmëri nga kemikatet.
E kuptueshme, stabiliteti emocional ka varshmëri më të madhe nga gjendja mendore e personit dhe gjërat që i ndodhin atij, por ambienti përreth nesh është aq toksik sa njerëzit janë duke u dëmtuar përmes kemikateve, deri në pikën që bëhen përtacë, depresivë, letargjikë e të plogësht, me kombinimin e varfërisë dhe faktorëve të tjerë social.
Në mënyrë dëshpëruese njerëzit kanë nevojë për shëndet më të mirë, më shumë vitamina dhe më pak toksina. Për t’u ndihmuar atyre që ta arrijnë këtë, më poshtë rendisim disa prej produkteve që gjenden në çdo shtëpi dhe që përmbajnë gjëra që s’do duhej gëlltitur.
Tiganët dhe enët jongjitëse
Çfarë ka në këto enët që ju gatuni ushqim, por asnjë pjesë ushqimi nuk ngjitet në to? Me siguri diçka që s’e shqiptoni dot: një shtresë sintetike të politetrafloroetilenit, apo i njohur si Teflon, një endokrin i dëshmëm që liron toksina vazhdimisht kur nxehet më shumë 250 gradë Celsius.
Rreziqet nga enë të tilla janë si vijon: rrezik nga tumorët në mëlqi, pankreas, testikuj dhe në gji.
Shamponët
Pa dyshim që edhe shamponët janë toksikë po ashtu. Kemikatet e ndryshme nga parabeni deri te natriumi sulfurik, ngjyrat sintetike dhe elemente tjera kancerogjene janë gjetur në shamponë. Megjithatë, si gratë njashtu dhe burrat, ndihen të obliguar që t’i përdorin.
Një studim profesional ka gjetur se indet e 99 për qind të të sëmurve me kancer përmbajnë parabenin: dhe kjo nuk është diçka që në mënyrë homogjene helmon qelizat tona.
Ëmbëlsuesi artificial
Në këtë kohë, ju do të mendonit se njerëzit janë të vetëdijshëm nga rreziku i Aspartamit (ëmbëlsuesi artificial), që shitet nën një gamë emrash në treg. Ky nuk është vetëm një produkt i rrezikshëm, është më i rrezikshmi.
Aspartami njihet më së miri si një produkt që ua ulë aftësitë e të pamurit njerëzve deri në kufirin kur mund të mos shohësh dot. Këtë ëmbëlsues e gjeni në pijet dietike. Mund të shkaktojë edhe migrenë, humbje të përhershme të shikimit, kancer e ndoshta edhe më keq.
Mbajtësit plastikë për ushqime
Produktet e plastikës njihen si endokrinët më të dëmshëm. Veçanarisht, disa prej tyre janë jashëzakonisht kërcënues dhe të rrezikshëm, siç është Bisfenoli A (BPA), që tash është i ndaluar në shumë shtete.
Megjithatë, fatkeqësisht, disa prej këtyre plastikave që ne i përdorim janë edhe më të rrezikshëm se BPA. Një i tillë i njohur si BPS, përdoret ende.
Sprejët për pastrim
Nëse mund ta nuhasësh një prej për pastrim që është hedhur mbi dyshemenë e shtëpisë tuaj për të pastruar diçka, fatkeqësisht ju jeni duke e thithur brenda.
Sprejët për pastrim mund të jenë efikas për familjet në veçanti, por është më mirë të përdoren tjera alternativa për pastrim, siç është soda apo uthulla. Kjo ngase sprejët për pastrim janë duke u shkaktuar përdoruesve probleme me mushkëri. Një studim profesional i kryer në Norvegji, ka dalë në përfundim se dikush që pastron për çdo ditë me spreje të tilla, dëmton mushkëritë sa një person që thithë 20 cigare në ditë.
Pasta për pastrimin e dhëmbëve
Secili duhet të jetë i paralajmëruar nga fluoruri toksik. Kjo është arsyeja pse njerëzit nuk do duhej të pinin ujë nga mesmja apo të pastronin dhëmbët me fluorur.
Fluoruri është një neurotoksinë e njohur, diçka që do të mund të prodhonte simptoma apatie apo mendjezbrazëtie te njerëzit, si dhe ta shkaktoj kancerin dhe ta ulë nivelin e inteligjencës, siç e pranon edhe Harvardi tani.
Megjithatë, pasta me fluorur është më e rrezikshme nëse depërton nën gjuhë, sepse më pastaj absorbohet më lehtë brenda trupit.
Freskuesit e ajrit
Është fat që shumica e njerëzve irritohen nga ka freskuesit e ajrit. Ajo aromë irrituese nga kemikatetet që kur bëhen bashkë njihen si parfum.
Parfumi është një koktej i kemikateve toksike. Nocioni i “sekreteve të tregut”, duke u lejuar atyre që të kategorizohen si parfumë, në këtë kohë shërben për të maskuar veprimet e një kompanie, duke u dhënë atyre mundësinë që kemikatet e lira t’i emërojnë kështu, pra parfumë. Është e gjitha helm.
Sapunët
Triklosani është një kemikat që gjendet në sapunët antibakterial, që do të dëshironit ta shmangni. Triklosani është një kemikat që shkakton dëme në hormone, prandaj duhet shmangur.
Pudrat
Pudrat përmbajnë elementin ‘talkum’, i cili rrezikon shëndetin në mënyra të shumëfishta. Për shembull mund ta shkaktoj kancerin ovarian nëse përdoret përreth gjenitaleve. /Periskopi/