Këto 6 gjërat nuk duhet t’i bësh asnjëherë para gjumit
Nëse nuk bën gjumë të mirë gjatë natës, arsyet mund të jenë disa. Dhe nëse nuk bën gjumë të mirë, dobësohet sistemi imunitar, një arsye më shumë që të nesërmen ta ndiesh veten më të rënduar. Nëse vazhdimisht ke pasur probleme gjumin, para se të flesh, duhet të shmangësh disa gjëra shumë të rëndësishme, transmeton Revista Class.
Ushqimet e yndyrshme
Ushqimet me yndyrë ta lartë jo vetëm të bëjnë që të zgjohesh më vonë në mëngjes, por edhe gjatë natës të krijojnë parehati, sepse stomaku kërkon më shumë punë për të tretur yndyrën.
Dritat e ekraneve
iPad-i apo laptop-i në shtrat stimulojnë trurin për të vijuar punën dhe jo për të fjetur. Kështu, disa minuta para se të flesh, shmang çdo lloj drite në mënyrë që truri të marrë sinjalin që trupi po bëhet gati të flerë.
Ushtrimet kardio
Ushtrimet janë çelësi i një gjumi të mirë gjatë natës, por të bësh ushtrime zemre pak para se të flesh nuk është zgjidhje e mirë. Duhen të paktën tri orë para gjumit për ushtrimet e fundit në palestër.
Puna në orët e vona
Nëse ke një takim pune në mëngjes apo një projekt për të cilin duhet të punosh, pas darke nuk do të japësh asnjë rezultat. Punën duhet ta mbyllësh të paktën një orë para se të flesh, në mënyrë që truri të marrë mesazhin e pushimit.
Kafeina
Kafeina që gjendet në kafe, çaj dhe çokollatë, është një stimulues që mund të të mbajë zgjuar për shumë orë. Asnjëherë nuk është ide e mirë pirja e këtyre lëngjeve para gjumit, vetëm 3-4 orë para se të flesh.
Gjendje emocionale të lartë
Nëse je grindur me motrën në telefon, ke parë një film emocional apo ke lexuar një libër romantik apo emocionalisht shumë të lodhshëm, janë të gjitha minuse që të prishin gjumin dhe relaksin.