Këto 3 shenja gënjejnë si askush tjetër, prandaj jini të vëmendshëm!

Këto 3 shenja gënjejnë si askush tjetër, prandaj jini të vëmendshëm!

Në një moment a një tjetër të gjithë kemi gënjyer një (disa) herë në jetë. Ndonjëherë, të shmangim të vërtetën na e bën jetën më të lehtë.

Sidoqoftë të gënjesh mund të jetë një tmerr i vërtetë për disa njerëz. Ata fillojnë të skuqen, djersijnë dhe nuk ndalojnë dot së belbëzuari.

Ndërkohë, për disa të tjerë duket se vjen aq natyrshëm, sa askush s’e dallon se nuk po thonë të vërtetën.

E kemi fjalën për:

Binjakët – Ata e dinë saktësisht se çfarë doni te dëgjoni!

Një Binjak mund të gënjejë aq mirë sa meriton të nominohet për një Oscar. Ata mund të shprehin çdo grup fjalësh dhe t’i bëjnë ato të besueshme. Mund ta ndryshojnë qëndrimin e tyre po aq lehtë sa një veshje. Dinë të komplimentojnë dhe të të përkëdhelin edhe nëse je armiku i përbetuar i tyre. Talent!

Akrepi – Ata i “mbulojnë gjurmët” më mirë se kushdo tjetër!

Një Akrep është gjithmonë duke mbajtur shënim për gjithçka dhe duke hetuar çdo situatë me syrin e një mjeshtri në manipulim.

Nëse bëjnë diçka që nuk është domosdoshmërisht “etike”, dijeni se ata tashmë kanë skicuar çdo kënd të gënjeshtrës, në mënyrë që të mos kapen. Mund të krijojnë një gënjeshtër të hollësishme, tre-dimensionale dhe nëse kapen në gënjeshtër, aftësia e tyre për të shmangur pranimin e së vërtetës për aq kohë sa munden ka të ngjarë të bindë edhe personin më të dyshimtë për ndershmërinë e tyre absolute.

Ujori – Ata e kuptojnë si “t’i kontrollojnë” njerëzit!

Aftësia e tyre për të lexuar menjëherë një të panjohur i bën gënjeshtrat e tyre shumë të efektshme. Duke thënë një gënjeshtër inteligjente pas tjetrës, në mënyrë që të ruajë kontrollin mbi njerëzit që i rrethojnë, një Ujor mund ta bëjë veten lehtësisht sundues të çdo turme.

Gënjeshtrat e tyre mund të synojnë dobësitë tuaja dhe të komplimentojnë idenë tuaj për rehati dhe siguri, duke ju bindur t’i besoni çdo fjale që ata thonë.

Shpërndaje në: