Këto 14 Kombëtare të futbollit e kanë të sigurtë si vdekjen pjesmarrjen në Kupën e Botës, Katar 2022
Kupa e Botës që këtë vit zhvillohet në Katar do të jetë nikoqire e 32 Kombëtareve të futbollit nga e mbarë bota.
Kanë mbetur edhe shumë ndeshje për t’u luajtur deri në fund, por disa Kombëtare tashmë e kanë siguruar pjesmarrjen dhe – veç nëse nuk ndodhë ndonjëfar ngjarje apokaliptike ku do të rrezikohej seriozisht ekzistenca e njerëzimit – ato e kanë të sigurtë si vdekjen lojën në kompeticionin më prestigjioz të futbollit në botë, pasi tashmë i kanë arritur pikët që matematikisht ua sigurojnë garën në këtë turne gjigant.
Deri më tani kanë një biletë 14 kombëtare dhe ato janë: Zvicra, Spanja, Serbia, Katari, Holanda, Irani, Gjermania, Franca, Anglia, Danimarka, Kroacia, Brazili, Belgjika, Argjentina