Këtë vit, Met Gala e bëni ju: Mundësia e artë për të dalë te Vogue
Historikisht, e hëna e parë e muajit maj shënonte një ngjarje të madhe për modën dhe Metropolitan Museum of Art, por për shkak të pandemisë, Met Gala 2020 u anulua. Megjithatë kjo nuk e pengoi Vogue që të risillte një tjetër formë të Met Gala, këtë herë me protagonistë njerëzit e thjeshtë.
Anna Wintour dhe Billy Porter bashkëpunuan dhe nisën #MetGalaChallenge. Sfida është e thjeshtë: Zgjidhni një veshje të një personazhi të famshëm në tapetin e kuq të Met Gala dhe rikrijojeni. Të gjithë pjesëmarrësit duhet t’i postojnë fotot në Instagram me hashtag #MetGalaChallenge. Keni kohë për të marrë pjesë deri më 3 maj. Fituesit do të shpallen të hënën (4 maj) dhe do të postohen në website-n e Vogue.
Në vijim gjeni disa nga postimet e njerëzve në Instagram.