Këtë verë, edhe make up-in do ta bëjmë NDRYSHE!

Këtë verë, edhe make up-in do ta bëjmë NDRYSHE!

Vera është në prag dhe sigurisht që nuk do të anulohet! Prandaj, gjatë ditëve të mbetura në karantina filloni praktikoni dorën dhe syrin me trendet e reja të make up-it! Grimi këtë sezon do të jetë më i ngrohtë dhe me më shumë shkëlqim. Mendojeni si një mënyrë feste për t’ju gëzuar ditëve më të lumtura të vitit.

Kohë për t’u praktikuar keni mjaftueshëm, mjafton të dini cilat janë trendet e muajve në vazhdim.

1. Lëkura e puthur nga dielli

Këtë verë, edhe make up-in do ta bëjmë NDRYSHE!

Grimi plot shkëlqim ka ardhur për të qëndruar gjatë! Nuk ka rëndësi nëse vendosni të lyheni lehtë, cepi i mollëzave tuaja duhet të jetë gjithnjë i shkëlqyeshëm!

2. Theksoni faqet!

Këtë verë, edhe make up-in do ta bëjmë NDRYSHE!

Blush-i do të jetë më i theksuar se zakonisht! Prandaj mos u kurseni me ngjyrat e ndezura.

3. Eksperimentoni me penelin!

Këtë verë, edhe make up-in do ta bëjmë NDRYSHE!

Karantina ka bërë që shumë njerëz të zhvillojnë imagjinatën e tyre dhe ja përfundimi. Një mënyrë e re futuriste për të bërë penelin. Kërkon kujdes dhe shumëë saktësi, por do t’ja dilni.

4. Nxirrni buzëkuqët e ndezur!

Këtë verë, edhe make up-in do ta bëjmë NDRYSHE!

Harrojini për pak ngjyrat nude dhe nuancat e tokës. Kjo rozë që shihni në foto dhe ngjyra të tjera të ndezura do të na shoqërojnë gjatë gjithë verës.

5. Grimi natyral

Këtë verë, edhe make up-in do ta bëjmë NDRYSHE!

Një trend i tillë nuk do të dalë kurrë nga moda. Sa herë që do të përtoni të bëni eksperimentet më sipër, kthehuni tek ky make up.

Shpërndaje në: