Këta tre boksierë përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror

Këta tre boksierë përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Botëror

BOKSIERËT E KOMBËTARËS SË KOSOVËS TË GATSHËM PËR KAMPIONATIN BOTËROR NË BEOGRAD 24 TETOR

Boksierë nga Kosova të perzgjedhur të përfaqesojnë Kosovën në Kampionatin Boteror janë të gatshëm pë ket eviniment botëror qe do të marin pjesë 105 shtete me 650 boksierë që është rekord i boksierëve pjesëmares në kampionate botërore deri me tani, njofton Federata Botërore e Boksit, transmeton Periskopi.

Boksieret tanë do të garojnë në tri kategori 54kg.Bashkim Bajoku,63.5kg.Shpetim Bajoku dhe 71kg.Patriot Behrami.

Boksierët tanë kan vazhduar me pergaditjet taktiko-teknike dhe nga 06 tetori janë në përgaditje të perbashkëta me selektorin Besim Brahimin dhe trajnerin Lirim Shllaku deri me 22 tetor kur do të udhëtojnë në Beograd.

Selektori Besim Brahimi është i kenaqur me formen e boksierëve dhe beson e shpreson të kthehen me medalje nga ky kampionat botëror.

Shpërndaje në: