Këta janë VIP-at shqiptarë që agjërojnë muajin e Ramazanit

Periskopi.com Showbiz

Mund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni qofshin i nënshtrohen rregullave të Islamit

Mes tyre, ndonëse për ne tingëllon pak e çuditshme, ka edhe shumë personazhe publikë. Siç janë këngëtarët për shembull, të cilët megjithëse kanë muajt më të ngjeshur të punës me koncerte, përsëri nuk heqin dorë nga besimi dhe më besimtarët prej tyre nuk heqin dorë as nga agjërimi.

Magazina.al iu sjell disa nga emrat e këngëtarëve që do të agjërojnë gjatë këtij muaji e që janë një pjesë e mirë e këngëtarëve si: Leonora Jakupi, Violete Kukaj, Xuxi, Arta Bajrami, Teuta Kurti, Jericho,Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha,Lindon,  Shpat Kasapi etj.

Poashtu ë devotshëm ndaj besimit Islam janë edhe disa nga reperët shqiptarë si Ledri Vula, Lyrical Son, Mc Kresha, Gold Ag, të cilët megjithëse të angazhuar me koncerte përsëri e kanë gjetur mënyrën për të agjëruar transmeton Magazina.al.
Poashtu në mesin e të famshmëve që agjërojnë janë edhe aktorët Naser Rafuna dhe Dardan Gashi.