Këta janë “Top 10” futbollistët më të paguar në botë

Këta janë “Top 10” futbollistët më të paguar në botë

Revista amerikane “Forbes” e ka publikuar listën e saj të futbollistëve më të paguar në botë, ndërsa evidente është se si një pjesë e tyre janë joshur nga ofertat e majme nga kampionati saudit.

Në krye të kësaj renditjeje konfirmohet Cristiano Ronaldo, i cili brenda viti i merr në total 285 milionë dollarë, respektivisht 262,3 milionë euro.

Prej tyre, 202,5 milionë euro vijnë nga Al Nassr dhe 59,8 milionë nga burime të tjera.

Në vendin e dytë e shohim Lionel Messin e Inter Miamit, përcjell “Gazeta Express”.

Ylli argjentinas paguhet 124,2 milionë euro në vit, që i bie se CR7 merr më shumë se një herë më tepër se kampioni i botës.

Vendi i tretë, i cili e kompleton podiumin, është rezervuar për Neymar Junior.

Sulmuesi i Al-Hilal, edhe pse është i lënduar qe një vit, paguhet 101,2 milionë euro në vit tek klubi nga Pro Saudi League.

Fituesi i Topit të Artë, Karim Benzema paguhet 95,7 milionë euro në klubin tjetër saudit, Al-Ittihad.

Kurse, Kylian Mbappe, i cili gjatë verës që shkoi u transferua nga Paris Saint-Germaini në Real Madrid, gjatë një viti i merr 82,8 milionë euro.

Me këtë rast, ish-futbollisti i Monacos bëhet edhe lojtari më i paguar prej futbollistëve që luajnë në futbollin evropian.

Për ta kompletuar Top 10 i shohim emrat e Erling Haaland të Manchester Cityt (55,2 milionë euro), Vinicius Junior i Real Madridit (50,6 milionë), Mohamed Salah i Liverpoolit (48,7 milionë) e Kevin de Bruyne i Manchester Cityt (35,8 milionë).

Kjo listë e nxjerr në pah jo vetëm potencialin enorm ekonomik të futbollit modern, por edhe impaktin e kampionatit saudit në kontekstin global të futbollit.

Shpërndaje në: