Këta janë të arrestuarit kosovarë, anëtarë të grupit kriminal që falsifikonte dokumente

Këta janë të arrestuarit kosovarë, anëtarë të grupit kriminal që falsifikonte dokumente

Një grup i strukturuar kriminal që merrej me falsifikimin e pasaportave të SHBA-së dhe dokumenteve të BE-së kundrejt fitimit është shkatërruar gjatë një operacioni të gjerë policor.

Grupi përbëhej nga shtetas kosovarë e shqiparë.

Si rezultat, janë arrestuar 6 persona dhe janë sekuestruar 15 dokumente të dyshuara si të falsifikuara, përfshirë pasaporta dhe karta identiteti amerikane, italiane, angleze, rumune dhe shqiptare.

Në pranga kanë rënë 2 shtetas nga Kosova dhe 4 të tjerë me banim në Tiranë.

Dokumentet e falsifikuara prodhoheshin në Kosovë dhe më pas silleshin në Shqipëri ku dhe shiteshin. Pasaportat amerikane kushtonin deri në 3 mijë euro, ndërsa ato të BE shkonin nga 2 mijë deri në 2500 euro.

“Hetimet zbuluan se grupi u siguronte dokumente të falsifikuara shtetasve që kërkonin të kalonin ilegalisht në vendet që kërkojnë viza”, informoi sot policia e Tiranës.

Të arresuarit:

Kushtrim Doksani – 35 vjeç, banues në Tiranë

Kujtim Gilani,  – 57 vjeç, banues në Prizren

Getoar Luzha,  – 28 vjeç, banues në Kaçanik

Kujtim Duka,  – 56 vjeç, banues në Tiranë

Leonard Basha, –  58 vjeç, banues në Tiranë

Erina Doksani – 20 vjeçe, banues në Tiranë

Të arrestuarit akuzohen për “Falsifikim dokumentesh”, “Falsifikim letërnjoftimesh, pasaportash ose vizash” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Materialet hetimore janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.

Gjatë këtij operacioni, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale:

-3 pasaporta dhe 3 karta identiteti amerikane;
-2 pasaporta, 2 karta identiteti dhe 1 leje drejtimi italiane,
-1 pasaportë dhe 1 leje drejtimi angleze;
-1 leje drejtimi rumune;
-1 kartë identiteti shqiptare.

Së bashku me dokumentet e dyshuara të falsifikuara u sekuestruan 7 celularë dhe 1 motomjet.

 

Goditet grupi kriminal që falsifikonte dokumente, të arrestuarit nga Kosova e Shqipëria

Shpërndaje në: