Këta janë katër kandidatë për çmimin ‘Lojtari i Javës’ në Ligën e Kampionëve
UEFA e ka publikuar listën e katër futbollistëve kandidatë për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Më saktësisht, në garë për çmimin “Lojtari i Javës” janë: Alessandro Bastoni i Interit, John Stones i Manchester Cityt, Vinicius Junior i Real Madridit dhe Brahim Diaz i Milanit.
Këta lojtarë kontribuuan më së shumti në fitoret e skuadrave përkatëse në ndeshjet e para të çerekfinales.
Prandaj, tifozët përmes votave të tyre do ta kenë mundësinë ta zgjedhin më të mirin prej tyre.
E ndeshjet e kthimit çerekfinale të Championsit, ku do të përcaktohen edhe skuadrat gjysmëfinaliste, do të luhen mesjavën e ardhshme. /Gazeta Express/
Kandidatët për çmimin “Lojtari i Javës”
Alessandro Bastoni (Inter)
John Stones (Manchester City)
Vinicius (Real Madrid)
Brahim Diaz (Milan)