Këta janë gjyqtarët shqiptarë që do të gjykojnë ndeshjen Kosovë – Burkina Faso

Këta janë gjyqtarët shqiptarë që do të gjykojnë ndeshjen Kosovë – Burkina Faso

Kombëtarja e Kosovës me 24 mars do të takohet me Burkina Fason në kuadër të një ndeshje miqësore.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, shkruan Periskopi.

Tashmë dhe janë përcaktuar gjyqtarët se kush do të ndaj drejtësinë në këtë duel, tre janë nga Shqipëria, ndërsa njëri nga ta do të jetë nga Kosova.

Gjyqtari Eldorian Hamiti do të jetë në rolin e gjyqtarit kryesor dhe do të ndihmohet nga asistentët Rejdi Avdo, Nertil Bergasi.

Kurse, gjqytari kosovar, Mentor Ajeti do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.

Shpërndaje në: