Këta janë dy personat e arrestuar që dyshohet se e kanë sulmuar kryetarin Muhaxheri

Këta janë dy personat e arrestuar që dyshohet se e kanë sulmuar kryetarin Muhaxheri

Gazmend Muhaxheri, është sulmuar fizikisht sot në mëngjes. Lidhur me rastin policia ka arrestuar dy persona.

Gazeta Insajderi merr vesh se të arrestuarit janë Dukagjin e Korab Lulaj.

Të njëjtit siç ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë për Rajonin e Pejës, Shkodran Nikçi janë ndaluar për 48 orë.

Ai tha se në koordinim të plotë me Policinë po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti.

“Dy persona janë ndaluar për 48 orë për shkak se kanë sulmuar Kryetarin e Komunës së Pejës dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë ndaluar për 48 orë nga prokurori i shtetit. Gjithashtu janë duke u marrë të gjithë veprimet e nevojshme në koordinim me Policinë e Kosovës për të sqaruar të gjitha rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Nikçi.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, kishte deklaruar se Muhaxheri është dërguar në Spital për të parë natyrën e lëndimeve.

Ndërkaq, vetë Muhaxheri tha se tashmë ka dal nga spitali.

Ai tha se për momentin është në polici.

“Po jam sulmuar, për momentin jam në polici”, tha shkurt ai.

Ndërkaq, kur u pyet se a i njeh personat që e kanë sulmuar i njëjti u përgjigj: Jo.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, mirëpo ai ka thënë se bëhet fjalë për dy të dyshuar.

Ai ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50.

“Sot rreth orës 08:50, në rrugen Bill Klinton, është sulmuar nga  perona të dyshuar Kryetari i Komunës së Pejës i cili ka pësuar lendime trupore, të dyshuarit janë arrestuar”, ka thënë Rugova.

Shpërndaje në: