Këta janë 10 kandidatët më të votuar të PDK-së në Ambasada e Konsullata

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura nga përfaqësitë diplomatike në kuadër të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Sipas rezultateve të deritanishme, kur janë numëruar 67.44% e votave nga diaspora, Bedri Hamza, kandidati për Kryeministër i PDK-së, është në krye me 369 vota.
Pas tij, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë 220 vota, ndërsa Vlora Çitaku është e treta me 168 vota.
Në vendet e tjera të para, Enver Hoxhaj ka siguruar 128 vota, Uran Ismaili ka marrë 127, ndërsa Ragip Xhaka dhe Artan Behrami kanë 108 vota secili. Pas tyre, Sala Jashari ka grumbulluar 98 vota, Përparim Gruda 94, dhe Ganimete Musliu 93 vota.
Numërohen 67% e votave në ambasada, kaq vota kanë siguruar partitë politke