Këta 10 parfume janë më vjeshtarakë se vetë gjethet e rëna
Nëse blen një parfum dhe s’poston një foto estetikisht të bukur në Instagram të parfumit në fjalë, a e bleve vërtet? Këtë vjeshtë, Instagrami dhe rutina juaj do të mbajë aromë më të mirë falë këtyre krijimeve nga Tom Ford, Gucci, Chanel etj.
1. Memoire d’une Odeur Eau de Parfum nga Gucci
Sipas Harry Styles, ky parfum uniseks është “floral, i pastër, jo i rëndë. Për mua, kur imagjinoj ç’aromë do të mbante shtëpia e Joan Didion, do të ishte kjo.”
2. Idole nga Lancome
Në këtë parfum, trëndafili është protagonist, por aroma s’është aspak e rëndë apo e përsëritur. Në fakt, përzierja e qitros, jaseminës, vaniljes dhe myshkut e bëjnë këtë parfum lehtësisht të adhurueshëm.
3. Replica Whispers in the Library Eau de Toilette nga Maison Margiela
I frymëzuar nga Oksfordi i vitit 1997, ky parfum uniseks është një ëmbëlsirë me piper dhe vanilje që do të komplimentohet nga çdo njeri që takoni.
4. Les Eaus De Chanel Paris Riviera Eau de Toilette
Nëse s’i preferoni aromat e rënda, ky parfum është për ju. Krijimi i fundit nga Chanel mban aromë qitroje, neroli dhe portokalli siçilian.
5. North Bondi Eau de Parfum nga Ouai
Ky parfum nga Ouai është miksimi ideal i agrumeve me lulet dhe prandaj rekomandohet për vjeshtë. (Ka bergamot, limon italian, trëndafil, vjollcë dhe myshk të bardhë).
6. Metallique Fragrance nga Tom Ford
Ky parfum duhet blerë së pari, thjesht për paketimin. Së dyti, nëse parfumet e Tom Ford ju duken të rëndë, ky version anon nga vanilja, myshku dhe notat florale.
7. Beautiful Belle Love nga Estee Lauder
Me nota trëndafili, vaniljeje, mjalt portokallesh dhe qelibari, aroma e këtij parfumi do t’ju kujtojë një ëmbëlsirë joshëse.
8. Illusione For Her de Parfum nga Bottega Veneta
Shishja është shik, por bergamoti, rrushi i zi, lulja e portokallit, fiku i ri dhe ulliri janë edhe më shik.
9. Libre Eau de Parfum Spray
Ky parfum është destinuar të përfundojë në Instagram. Shikojeni sa i bukur është. Aroma brenda është gjithashtu po kaq e bukur: bëhet fjalë për një aromë florale me livando, myshk dhe lule portokalli.
10. Black Lotus Eau De Parfum
Aroma e këtij parfumi është e ngrohtë, me grimca jasemini, shafrani dhe papirusi.