Kessie nuk pranon rinovimin, Milani e gjen zëvendësuesin e tij në Francë
Renato Sanches, që i skadon kontrata me Lille në vitin 2023, mund të ndjekë të njëjtën rrugë si Maignan.
Marrëdhëniet e shkëlqyera mes klubit francez dhe Milanit mund të favorizojnë në fakt kalimin e portugezit te kuqezinjtë.
Ka shumë konkurrencë, shpjegon “Gazzetta dello Sport”, për 24-vjeçarin, i lidhur gjithashtu me Juventusin dhe Romën.
Sidoqoftë, Sanches është projektuar të jetë zëvendësuesi i Kessie, i cili mund të largohet nga “Djalli”, duke pasur parasysh situatën kontraktuale.
Rinovimi i Kessie me Milanin nuk ka ardhur ende dhe me siguri nuk do të arrijë, ndaj emrat e mëdhenj të Europës po e ndjekin me vëmendje.
Në fakt, përveç PSG-së, siç raporton “AS”, edhe interesimi i Real Madridit është rritur edhe për mesfushorin nga Bregu i Fildishtë, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit.