Kështu u vlerësuan Zeneli dhe Berisha në barazimin dramatik me St Etienne
Stade de Reims ka mundur të merr pikët e plota në shtëpi nga takimi me St.Etiennen në Ligue 1,
Skuadra e dyshes kosovare, Valon Berishës dhe Arbër Zenelit u pajtua me një pikë pasi luajtën 1:1 me skuadrën vendase.
Toure shënoi në minutën e 72-të për Reimsin, mirëpo goli i minutës së 89-të i Abit të vendasve ishte vendimtare për fatin e këtij takimi.
Valon Berisha luajti për gjatë gjithë takimit në këtë përballje, ndërkaq Zeneli që filloi nga minuta e parë u zëvendësua në minutën e 60-të.
Berisha u vlerësua me notën e 7.2 në këtë duel, derisa Zeneli mori notën 6.3 nga sajti “Whoscored.com”.
Reims ka shkuar në kuotën e 30 pikëve në vendin e 13-të, aq sa ka edhe St.Etienne një pozitë më poshtë.