Kështu u përgjigj Haaland mbrëmë pas ndeshjes kur gazetari i tregoi se sa shumë e duan në Spanjë
Mbrëmë skuadra e Sevillës ëshë mposhtur nga gjermanët e Dortmundit në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, shkruan Periskopi.
Gjermanët kanë triumfuar minimalisht, por me vlerë maksimale, pasi kanë shënuar tri gola në cilësinë e mysafirit.
Protagonist i takimit të mbrëmshëm ishte ylli norvegjez, Erling Haaland, i cili shënoi dy here e asistoi një herë tjetër.
Në një pronocim pas ndeshjes ndër të tjera Haaland u pyet edhe për intersimin e Real Madrid për të.
“Ju jeni këtu në Spanjë. Ju jeni shumë i dëshiruar në Madrid. Çfarë mendoni për interesimin e kluibit madrilen për ju?”
Më pas Haaland u përgjigj: “Është gjithmonë bukur kur dikush të do” tha shkurtimisht sulmuesi norvegjez.