Kështu performuan gjyqtarët kosovarë në arenën ndërkombëtare
Janë zhvilluar edhe ndeshjet e grupmoshave U21 në kuadër të kualifikimeve në Evropë.
Gjyqtarët kosovarë kanë ndarë drejtësinë në dy ndeshje të grupit të tetë.
Në ndeshjen Romania U21 – Malta U21, gjyqtar kryesor ka qenë Visar Kastrati me asistentët Besnik Morina, Imran Kabashi dhe gjyqtar i katërt Alban Shala.
Kastrati në këtë ndeshje ka shpërndarë shtatë kartonë, gjashtë të verdhë dhe një i kuq për skuadrën vendase.
Rumania në këtë sfidë ka triumfuar bindshëm ndaj Maltës me rezultat 4-1.
Kurse në ndeshjen tjetër, Danimarka U21 – Finlanda U21, ‘bilbili’ kryesor ka qenë Besfort Kasumi me asistentët Edmond Zeqiri, Fatmir Sekiraqa dhe gjyqtar i katërt Dardan Çaka.
Kasumi në këtë ndeshje ka ndarë vetëm tre kartonë të verdhë, dy per skuadrën vendase dhe një per ekipin mysafir.
Danimarka e ka mposhtur ngushtë Finalandën me rezultatin 2-1.