Kështu mund të mbroheni nga gripi

Kështu mund të mbroheni nga gripi

Në vijim ju prezantojmë disa këshilla si të mbroni shtëpinë tuaj nga gripi.

–        Pastrojeni lavamanin në banjë, sepse është një prej vendeve kryesore prej nga përhapet gripi, andaj, përpiquni që ta dezinfektoni atë.

–        Po ashtu është e rëndësishme që brushat familjare të dhëmbëve të mos i mbani në të njëjtin vend – që të mos vije deri të kontaminimi i ndërsjellë. Madje, do të ishte mirë që edhe pastën e dhëmbëve ta keni të veçantë.

–        Po ashtu është me rëndësi që brushën tuaj të dhëmbëve të ndërroni apo të përvëloni, porsa ta keni kaluar gripin.

–        Shfrytëzojeni preparatet për pastrim, të cilat njëkohësisht bëjnë edhe dezinfektimin e hapësirë, që bacilet të mos përhapen.

–        Dezinfektoni gjësendet që i përdorni shpesh, siç janë tele-pilotët, tastierat e kompjuterit, telefonat celularë – sidomos pasi të keni kaluar gripin.

–        Lajini rregullisht peshqirët dhe mbulesat e shtratit – që mund të jenë përplot bacile të njerëzve të sëmurë.

–        Nëse partneri juaj është i sëmurë, më se miri do të ishte të mos flini bashkë disa ditë – derisa të kalojë rreziku nga gripi.

–        Gjatë pastrimit në shtëpi, shfrytëzoni pecetat për një përdorim – ndërsa nëse e shfrytëzoni sfungjerin – enët duhet t’i shpërlani rregullisht.

 

 

Shpërndaje në: