Kështu mund të duket Audi RS Q5
I njëjti motor mund të gjendet edhe te Audi RS Q5, transmeton Koha.net. Kjo do të thotë se RS Q5 do të vijë me kapacitet prej 450 kuajfuqi dhe me sistemin e tërheqjes në të gjitha rrotat, Quattro.
Gjithashtu, Audi RS Q5 pritet të vijë me aerodinamikën “agresive”, maskën e përparme RS, rrotat e reja nga alumini, amortizatorët sportiv me ajër, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, frenat e forta, si dhe me interier të modifikuar me ulëse sportive dhe timonin me pjesën e poshtme të rrafshët.