Kështu mund ta verifikoni nëse Facebook-u i ka vjedhur të dhënat tuaja

Kështu mund ta verifikoni nëse Facebook-u i ka vjedhur të dhënat tuaja

Facebook-u ka filluar procesin e njoftimit të 87 milionë përdoruesve, të dhënat e të cilëve janë përdorur nga Cambridge Analytica, raporton Guardian, shkruan Periskopi.

Rrjeti social shpreson të informojë çdo përdorues që është afektuar me një lajmrim në majë të ‘news feed’-it të tyre. Tash për tash, ata që e përdorin Facebook-u mund ta marrin vesh nëse të dhënat i janë përdorur duke kërkuar për “How can I tell if my info was shared with Cambridge Analytica?” në qendrën e ndihmës [help center] në Facebook.

Shumica e përdoruesve do të shohin një mesazh ku thuhet “as ju dhe as shokët tuaj nuk janë kyqur në “This Is Your Digital Life” [Kjo është jeta juaj digjitale], një kuiz personaliteti që Cambridge Analytica e përdori për të mbledhur të dhëna.

Ata 87 milionë të tjerë, do të marrin mesazhin që iu thotë “një shok i juaji është kyqur”. Kjo nënkupton se profili i tyre publik, pëlqimet e faqeve, ditlindjet dhe qyteti aktual do të ndaheshin me kompaninë, ashtu si përmbajtja e ‘news feed’-it në atë kohë. /Guardian/ Periskopi

Shpërndaje në: