Kështu e komenton Pioli barazimin krejt në fund të Milanit kundër Man Unitedit

Kështu e komenton Pioli barazimin krejt në fund të Milanit kundër Man Unitedit

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur për mbarëvajtjen e ndeshjes pas barazimit 1-1 në Old Trafford ndaj Manchester United.

Manchester United dhe AC Milan barazuan në ndeshjen e parë të 1/8 të fianles së Europa League.

Golat u shënuan nga, Amad Diallo min (50’) dhe Simon Kjaer min (90+2).

Pas ndeshjes, Pioli u shpreh i kënaqur me paraqitjen e “Rossonerëve”.

“Komplimente lojtarëve të mi, skuadra ka luajtur me personalitet, ka provuar ta fitojë ndeshjen, kemi vuajtur paksa në disa momente sepse kundërshtari kishte kualitet”, tha ai.

“Mendova që është kundërshtari i duhur për ne, jemi duke punuar për tu rritur dhe të rikthehemi tek fitoret e titujve aty ku Milani meriton të jetë si në Itali edhe në Evropë”, shtoi ai.

Pioli u pyet edhe për golin e Kessiet, i cili u anulua nga loja me dorë.
“Ishte distancë e largët nga qëndroja unë, nuk kam parë asgjë për atë gol të bukur të Franckut. Isha emocional sepse për ne ishte shumë i rëndësishëm, por po luanim mirë, Kessie më tha se nuk e kishte prekur me dorë topin, por vendimi i gjyqtarit ishte ndryshe”, tha Pioli.

“Shpirti i skuadrës për këtë garë, dëshira për të komanduar në fushë, duhet të kemi një nivel të lartë të lojës, nuk jam ende i kënaqur. Po luajmë shumë ndeshje, duhet të vazhdojmë dhe është një moment i rëndësishëm në kampionat dhe Europa League dhe pastaj të shohim”, përfundoi Stefano Pioli.

Shpërndaje në: