Kështu duket TikTok-u në Shqipëri, pas bllokimit

Operatorët kryesorë në Shqipëri mbyllën dje aksesin në platformën TikTok, pas një urdhri të lëshuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Sipas shifrave, përdoruesit shqiptarë në këtë aplikacion llogariten mbi 1.5 milionë.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Agjencinë e Komunikimeve Elektronike u kanë kërkuar kompanive të internetit të marrin masa për bllokimin e aksesit në TikTok në territorin shqiptar brenda ditës së enjte.
Një ditë pas këtij vendimi, po të hapesh këtë rrjet social, nuk të figuron asgjë.
Kështu duke ballina kryesore e TikTok-ut, pas vendimit të qeverisë, shkruan IndeksOnline./Periskopi/

