Kështu duket tabela e Superligës së Kosovës pas javës së parë

Kështu duket tabela e Superligës së Kosovës pas javës së parë

Me dy ndeshjet e së dielës ku u ballafaquan Ballkani me Dukagjinin dhe Malisheva me Prishtinën është mbyllur edhe xhiroja e parë e edicionit të ri të Superligës së Kosovës në futboll.

Të dy skuadra që janë promovuar në këtë edicion në Superligë i kanë ndalur me barazime rivalët e sotëm.

Dukagjini barazoi 2-2 me Ballkanin kurse Malisheva e ndali kampionin në fuqi me rezultat 1-1.

Pas javës së parë, Drita e kryeson tabelën me 3 pikë, e ndjekur nga Dukagjini, Ballkani dhe Prishtina me nga një pikë.

Drenica, Gjilani, Llapi, Ulpiana dhe Malisheva mbajnë pozitat 5,6,78 dhe 9 me nga një pikë, kurse e fundit pa pikë është skuadra e Feronikelit.

 

Shpërndaje në: