Kështu duket tabela e Superligës, katrahurë e vërtetë në luftën për mbijetesë

Kështu duket tabela e Superligës, katrahurë e vërtetë në luftën për mbijetesë

Sot janë zhvilluar edhe dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje, ku janë luajtur dy duele të rëndësishme.

Arbëria befasoi Ballkanin duke e mundur brenda në shtëpi, kurse Drenica mori 3 pikë shumë të rëndësishme për mbijetesë.

Skuadra nga Suhareka duket se mori goditjen e fundit në garën për titull, pasi tash ka pesë pikë më pak se lideri kur kanë mbetur edhe tri xhiro për t’u luajtur deri në fund.

Prishtina prin aktualisht me 72 pikë, tri më shumë se Drita në vendin e dytë, por lufta për mbijetesë duket ktrahurë e vërtetë.

Tashmë dihet se Besa veç është përshëndetur nga Superliga, por cila do të jetë skuadra tjetër që do ta bëjë këtë, poashtu edhe skuadra që do të luajë në barazh.

Shikoni më poshtë renditjen. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: