Kështu dukej Nënë Tereza kur ishte e re (Foto)

Kështu dukej Nënë Tereza kur ishte e re (Foto)

Imazhi i mëposhtëm ju prezanton me një fotografi të rinisë së hershme të Nënës Terezë.

Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës, është një ndër figurat më të admiruara, kjo falë veprave bamirëse të saj.

Ajo lindi në Shkup dhe pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.

Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 vende.

Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe.

Imazhi i mëposhtëm ju prezanton me një fotografi të rinisë së hershme të Nënës Terezë.


Nënë Tereza më 4 shtatori 2016, u shenjtërua në Vatikan nga Papa Francesku, ndërsa emri i saj njihet dhe lëvdohet në gjithë botën për fushatat sensibilizuese dhe kauzat e shumta bamirëse, që janë ndërmarrë nga vet ajo ndër vite në të mirë të njerëzimit. / KultPlus.com

Shpërndaje në: