Kështu duhet të veproni nëse fëmija fillon të ngufatet
Lodrat e imëta apo objektet të cilat vogëlushët i fusin në gojë janë shkaktare madje për vdekjen e një të tretës së të rinjve nën 14 vjeç
Ngufatja me objekte të huaja është shkaktare pothuajse e një të tretës së të gjitha vdekjeve të fëmijëve nën 14 vjeç.
Kur fillon problemi, ekzistojnë mënyrat që të shmanget tragjedia. Mirëpo, duhet ditur edhe çfarë assesi nuk duhet të bëni.
Të themi kështu, kurrë nuk duhet të përpiqeni që objekti me gishta të nxirret nga goja e fëmijës.
Tmerri për prindërit fillon kur në gojë futet një kafshatë e madhe, një copë e thyer molle, korja jo mjaft e përtypur e bukës, apo pulla e këputur e rrobave, pjesa e shkëputur e lodrës.
Sytë e fëmijës zgjerohen, fillon të kollitet. Instinktivisht, trupi përpiqet ta nxjerrë jashtë objektin që është mbërthyer dhe sërish të vendosë frymëmarrjen. Në shumicën e rasteve, disa kollitje do ta nxjerrin objektin jashtë.
Kur nuk mjafton kollitja, është shumë me rëndësi të dini si t’i ndihmoni fëmijës. Pediatrit kanë bërë “listën” e rregullave mbi veprimin kundër ngufatjes së rastësishme:
▪ Kur vëreni që fëmijës diçka i ka ngelur në gojë, përpiquni që ta detyroni të kollitet, sepse kollitja është mënyra natyrore që ta nxjerrë jashtë objektin e huaj. Pozita në momentin kur trupi i huaj ende nuk pengon nuk është me rëndësi, fëmija instinktivisht do të veprojë si duhet.
▪ Nëse trupi i huaj tashmë është mbërthyer dhe ka ndërprerë frymëmarrjen, do të jetë mirë që dikush menjëherë të thërrasë ndihmën e shpejtë, mirëpo, fëmija gjatë asaj kohe assesi nuk bën të lihet vetëm, por filloni t’i ofroni ndihmën.
▪ Kapeni fëmijën për nofullën e poshtme dhe vendoseni mbi gjurin tuaj. Nëse jeni djathtak dhe nofullën e fëmijës e mbani me dorën e djathtë, atëherë vendoseni mbi gjurin e djathtë. Nëse jeni majtak, e kundërta.
▪ Merreni fëmijën me të dy duart dhe mbështilleni rreth koshit të tij të kraharorit, ashtu që butësisht ta lakoni përpara dhe të bëni presion duke shtypur fuqishëm dhe duke liruar – në mënyrë alternative. Ajo procedurë gjithashtu mund të ndihmojë që fëmija vetë ta nxjerrë jashtë trupin e huaj nga gabzherri.